Çmendet Reali, ofron 115 milionë euro për Hazardin

Edhe përkundër faktit që Eden Hazard ka vendosur të qëndrojë te Çelsi edhe sezonin e ardhshëm, Reali i Madridit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai, ku së fundmi ka ofruar plot 115 milionë euro për t’i fituar shërbimet e tij.

Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e klubit madrilenë në një takimit me “Blutë” e Londrës, kanë ofruar shumën marrëmendëse prej 115 milionë eurove vetëm e vetëm për ta bërë të vetin reprezentuesin belg.

Kujtojmë që nëse kjo lëvizje realizohet, atëherë Hazard bëhet lojtari me transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke thyer kështu edhe rekordin e Paul Pogbas, i cili në radhët e Mançester Junajtedit kaloi për 105 milionë euro.

Leave a Reply