Nexhipi me Dritën siguruan mbijetesën në Superligën e Kosovës

Drita ka mposhtur Dukagjinin 2:1 në ndeshjen e balotazhit për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Gjilani ku luan edhe futbollisti shkupjan, Nderim Nexhipi fitoren e siguroi në minutat e fundit të lojës pas golit të Alban Shillovës. Deri në ato momente pritej që ekipet të shkonin në vazhdime pasi rezultati ishte 1:1.

Për Dukagjinin shënoi Emanuell Zallah, ndërsa golin e parë të Dritës e realizoi Semir Zeneli.

Në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Dukagjini luajti me një futbollist më pak pasi portieri Visar Haxhiaj u ndëshkua me të kuq. Nexhipi ishte titullarë në këtë ndeshje, duke ndihmuar skuadrën e tij në arritjen e objektivit, mbetjen në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Leave a Reply