Milot Rashica vazhdon kontratën me Vittese

Ylli i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke vendosur që të vazhdojë kontratën me Vittesen deri në vitin 2020.

Rashica iu bashkua Vitesses në verën e vitit 2015 duke u larguar nga Kosova e Vushtrrisë, ndërsa lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit e kishte konfirmuar vetë klubi holandez përmes faqes zyrtare.

Rashica brenda dy edicioneve të kaluara te Vittese ka zhvilluar plotë 71 ndeshje, duke shënuar edhe 12 gola të shënuar, 4 prej të cilëve gjatë këtij edicioni (dy në kampionat, dy në kuadër të Kupës).

Leave a Reply