Juve bënë goditjen e parë, transferon talentin çek, Patrik Shik

Skuadra kampione e Juventusit ka arritur marrëveshje me njërin prej zbulimeve në Serie “A”. Sulmuesi çek i Sampdorias, Patrik Shik mund të llogaritet si përforcimi i ri i sigurtë i “Zonjës së  Vjetër”, njoftojnë mediat në Itali, përcjellë “infOSport.mk”.

Juve do të investojë plot 30.5 milion euro tek talenti çek, të cilin e krahasojnë me Zlatan Ibrahimoviçin.

Kjo shumë do të paguhet në tre këste, ndërsa Sampdoria do të ketë të drejtë prioritare për të huazuar Patrik Shik.

Çeku 21-vjeçar brenda pak ditëve do të duhet të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, që më pas me “bardhezinjtë” nga Torino të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Në garë për nënshkrimin e Shik, Juventusi doli fitues përballë skuadrave gjigande, si: Inter, Napoli, Roma, Totenham dhe Everton. Sezonin e fundit, Patrik Shik me fanellën e Sampdorias realizoi 11 gola.

Leave a Reply