Milani nuk ndalet, gati edhe tre goditje të reja

Pas zyrtarizimeve me Mateo Musakio, Frank Kesie, Rikardo Rodrigez dhe Andre Silva, Milani ka gati edhe tre goditje të tjera në merkato.

Bëhet fjalë për Lukas Bilia dhe Keita Balde nga rradhët e Lacios dhe Gregor Kryçoviak nga rradhët e Paris Sen Zhermenit.

Për këta tre futbollistë drejtuesit e rinj kinez kanë bërë gati plotë 100 milion euro.

Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë ditët në vijim në kampion “kuqezi”, ku është evidente se pronari kinez e ka zgjidhur thesin dhe se nuk po kursen asgjë në rikthimin e një Milani të fuqishëm që do të luante rol të rëndësishëm sezonin tjetër në “Serie A” dhe njëkohësisht në Liga Evropa.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply