Golden Stejti refuzon vizitën për në Shtëpinë e Bardhë

Kampioni i ri i NBA-së, Golden Stejti ka refuzuar ftesën nga Shtëpia e Bardhë për vizitë te presidenti Donald Trump. Menjëherë pas triumfit NBA, presidenti Trump kishte ftuar kampionët e ri që ti nderojë, mirëpo këta të fundit që përzgjedhja e tij në krye të SHBA-ve kishin vendosur që të bojkotojnë atë.

Përveç trajnerit, edhe lojtarët kyçë të Goden Stejtit e kanë kritikuar Trumpin, prandaj ata nuk duan që ta vizitojnë atë në Uashington.

Kujtojmë që Varriorsat e fituan titullin e dytë në tri sezonet e fundit duke mposhtur Klivlendin në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 pas pesë ndeshjesh.

Leave a Reply