De Biasi nuk pret, largohet sot nga Kombëtarja

Xhani de Biasi nuk priti që të përfundojë cikli eliminator, por që nga sot u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp, ku doli së bashku me presidentint e FSHF-së, Armando Duka, ai njoftoi largimin përfundimtar nga Kombëtarja.

 “Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur. Pas Evropianit isha i bindur që mund të përmirësoheshim dhe kështu do të jetë, por pa mua”, tha në konferencën për shtyp Xhani de Biasi.

Leave a Reply