ZYRTARE, Shkëndija ndeshjet e Liga Evropa në Strumicë dhe jo në Elbasan

Shkëndija ndeshjet eliminatore të Liga Evropa do ti zhvillojë në Strumicë dhe jo në Elbasan. Edhe pse dëshira e “kuqezinjëve” ishte që ndeshjet e tyre të Liga Evropa ti zhvillojë në “Elbasan Arena”, kërkesa e tyre ishte refuzuar nga ana e zyrtarëve të UEFA-s.

Në këtë mënyrë Shkëndija bashkë edhe me Rabotniçkin dhe Pelisterin ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë në stadiumin “Mladost” në Strumicë, i cili përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret që kërkon vetë Shtëpia e Futbollit Evropian.

Leave a Reply