ZYRTARE, Toliso një futbollist i ri i Bajernit të Munihut

Korentin Toliso edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Bajern Munihut. Ish-mesfushori i Lionit ka firmosur ditën e sotme një kontratë 5 vjeçare me “bavarezët”, të cilët kanë mposhtur Juventusin në “luftën” për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit.

Toliso është një mesfushor qendror me aftësi të shkëlqyera mbrojtëse, por dhe sulmuese.

I rritur te Lioni, Toliso ka qenë pikë kyçe e Lionit në 3 sezonet e fundit, ku ka shënuar edhe 23 gola, përveç 3 golave me Francën U-21, duke u “graduar” në ekipin A.

Leave a Reply