Bardhi: Kemi ambicie dhe entuziazëm, jemi të gatshëm për sfidën!

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë është duke pritur paraqitjen historike në Kampionatin Evropian të Polonisë për të rinjë, ndërsa të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit janë duke punuar intenzivisht me stërvitje, që të startojnë si është më së miri fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Njëri prej yjeve të veçuar nga UEFA, Enis Bardhi para startit të Evropianit është shprehur se përfaqësuesja e Shpresave është gatshme për sfidën më të madhe të karrierës.

“Sigurisht se tek të gjithë neve ndjehet një frikë pozitive, mirëpo ajo është mirë, në këtë mirë e dimë se do të jemi të përgatitur. Jemi të fokusuar te stërvitjet dhe detyrat që po na jipen nga seleksionuesi. Jemi të gatshëm për sfidën, e dimë që kaluam një rrugë të vështirë deri te kualifikimi në Kampionat Evropian dhe do të japim gjithçka nga vetja të vazhdojmë me rezultate pozitive. Kemi ambicie dhe entuziazëm, e dimë edhe kush është kundërshtari jonë i parë, por do të japim maksimumin që për disa punë në terren të pyetemi edhe ne”, është shprehur Bardhi.

Shpresat e Maqedonisë së bashku në grup janë me Spanjën, Portugalinë dhe Serbinë, ndërsa ndeshjen e parë do të luajn kundër spanjolleve me 17 qershor në qytetin e Gdinjës me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply