Emir Sahiti rrikthehet në stërvitje (FOTO)

Futbollisti i talentuar i Rabotniçkit, Emir Sahiti iu është rikthyer stërvitjeve. Sahiti pas katër mujave që ishte jasht fushave për shkak të lëndimit, ai  më në fund iu rikthye stërvitjeve me ekipin e tij  Rabotniçkin.

Personalisht Emiri është shfaqur me një foto në profilin e tij në fejsbuk, duke shkruar se “Pas katër muajve sërish në fushat e futbollit, duke i faleminderuar Ervin Meqikukiqin”.

Emiri së bashku me vllaun e tij Suad Sahitin me Rabotniçkin ndodhen në Slloveni, ku janë duke vijuar fazën e dytë të përgatitjeve në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropës. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply