Struga Trim Lum kthehet me fitore nga Kërçova

Struga Trim Lum ka shënuar një fitore mjaft të vlefshme në kuadër të xhiros së dytë, pasi arriti që të shënojë fitore në derbin shqiptarë përballë Vëllazërimit me rezultatin 0:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën të dyja skuadrat e dëshironin fitoren, mirëpo ajo në fund u takoi futbollistëve më të guximshëm, të cilët me anë të Dejan Cvetanoskit në minutën  e 87-të shënuan golin e fitores.

Ishte kjo fitorja e parë e Struga Trim Lum në Kërçovë përballë Vëllazërimit, pas atyre dy disfatave minimale (1:0) edicionin e kaluar, dhe në përgjithësi fitorja e dytë, pas asaj në Strugë, kur si vendas kishin mundur kundërshtarin e sotëm me rezultatin 4:2. 4 pikë për Struga Trim Lum pas dy xhirove të para në transfertë, skuadër kjo e cila në këtë mënyrë shpall kandidaturën e saj për një vend në Ligën e Parë. Javën që vjen Struga Trim Lum në terren vendas do të mirëpret Teteksin.

 

Leave a Reply