Lukaku: Nuk fitojmë se po gabojmë shumë në mbrojtje

Romelu Lukaku shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Borusia Menhengladbahut, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të marrë një pikë në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo edhe përkundër paraqitjes së mirë individuale, bomberi belg nuk e fsheh zhgënjimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

“Barazimin nuk e quaj një rezultat të mirë, pasi jemi në gjendje dhe i kemi mundësitë të bëjmë më shumë. Duhet të tregohemi më të fortë në aspektin psikologjik, por edhe në mbrojtje. Pësuam dy gola për gabimet tona, por humbëm edhe shumë raste. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë“, – deklaroi për “Sky Sport” sulmuesi “zikaltër”.

Leave a Reply