Golat nga spektakli i Shkëndijës ndaj TNS-së (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitoren më të thellë nga ndeshjet e zhvilluara të martën në mbrëmje në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.  Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani me rezultatin 5:0 mundën ekipin përfaqësues të Uellsit, TNS.

Në këtë ndeshje hero i “kuqezinjëve” nga Tetova doli të jetë Besart Ibraimi, që njëherit realizoi 4 gola, 3 prej të cilëve vetëm në pjesën e dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 13 minutash (53’, 60’, 66’).

Poker spektakolar i Ibraimit, Shkëndija kualifikohet që në Shkup

Poker spektakolar i Ibraimit, Shkëndija kualifikohet që në ShkupLajmi i plote: https://www.supersport.al/poker-spektakolar-i-ibraimit-shkendija-kualifikohet-qe-ne-shkup/

Публикувахте от DigitAlb в Вторник, 10 юли 2018 г.

Një fitore tjetër të madhe mbrëmë arriti gjithashtu edhe Hapoel Ber Sheva, që si mysafir në Estoni, mundi ekipin e Flora Talin me reuzltatin 4:1, teksa fitore të sigurta, për më tepër që i arritën në transfertë, shënuan edhe Selltiku dhe Malmo, që me rezultatin identik 3:0 mundën Alashkert, gjegjësisht Dritën e Gjilanit. (Foto: gol.mk)

Liga e Kampionëve, ndeshjet e raundit të pare eliminatorë
Flora (Est) 1 – 4 H. Beer Sheva (Isr)
Torpedo Kutaisi (Geo) 2 – 1 S. Tiraspol (Mda)
Alashkert (Arm) 0 – 3 Celtic (Sco)
Dudelange (Lux) 1 – 1 MOL Vidi (Hun)
Vikingur (Fai) 1 – 2 HJK (Fin)
SHKENDIJA (MAC) 5 – 0 TNS (WAL)
Cork City (Irl) 0 – 1 Legia (Pol)
Drita (Kos) 0 – 3 Malmo FF (Swe)

Leave a Reply