ZYRTARE: Milani bëhet me pronar të ri

Firma amerikane për menaxhimin e investimeve, Elliott Management Corporation, e ka marrë në pronësi klubin italian, Milan, pasi pronari i deritanishëm i tij, biznesmeni kinez, Yonghong Li, dështoi ta paguante me kohë borxhin.

Yonghong dështoi ta paguante shumën prej 32 milionë eurove për ta rritur kapitalin muajin e kaluar, si dhe nuk e respektoi afatin e caktuar për ta ripaguar kredinë ndaj Elliott Management, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, Elliott tashmë ka ndermarrë veprime ligjore për t’i rimarrë asetet e veta, duke nisur me kompaninë aksionare në Luksemburg me të cilën Li do ta blinte klubin me huan prej 303 milionë euro të marrë nga Elliot në prill të vitit 2017.

“Pronësia dhe kontrolli i kompanisë aksionare që e ka në pronësi AC Milanin sot i është transferuar Elliott Advisros (UK) Limited (“Elliott”)”, thuhet në një komunikatë.

“Ky transferim ka ndodhur si pasojë e hapave të ndërmarrë për t’i zbatuar interesat e sigurisë të Elliott pasi pronari i mëparshëm i AC Milanit nuk e pagoi me kohë borxhin ndaj Elliott”, sipas komunikatës së Elliott.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply