Kapiteni i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e Vokrrit

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Valon Berisha ka thënë se ndihet i nderuar që ka njohur një njeri si Fadil Vokrri.

Me një status në Facebook, ylli i Red Bull Salzburgut shprehë fjalë emocionale për vdekjen e tashmë ish kreut të FFK-së.

“U prehsh në paqe Fadil Vokrri! E kisha nderin që të kam njohur legjenda e futbollit. Do të na mungosh shumë, President!” – kishte shkruar Berisha në Facebook.

Leave a Reply