Përforcimi i 5-të për Pelisterin vjen nga Brazili

Skuadra fituese e Kupës së Maqedonisë, Pelisteri ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato. Skuadra nga Manastiri gjatë ditës së sotme ka arritur që të bëjë për vete brazilianin, Barbaros da Silva Zhadelson, i cili luan si sulmues krahu.

23-vjeçari te Pelisteri erdhi nga skuadra braziliane e Central. Ai pasi kaloi me sukses kontrollet mjekësore, i është bashkuar skuadrës drejt në Bansko aty ku Pelisteri po zhvillon fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjeve eliminatore në Liga Evropa.

Është kjo hera e parë që Zhadelson do të luaj jashtë Brazilit në karrierën e tij, ndërsa është prurja e 5-të në këtë merkato të verës nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Manastiri, pas Bllagoja Ljamçevskit, Matej Cvetanovskit, Oliver Peev dhe Marko Jovanovski.

Pelisteri gjithashtu është në bisedime e sipër edhe me futbollistin e Sileksit, Filip Timov, i cili do të ndihmonte skuadrën në ndeshjet evropiane.

Leave a Reply