Besnik Hasi nuk e dëshiron Kambiason te Olimpiakosi

Trajneri shqiptar Besnik Hasi ka nisur menjëherë me punë të skuadra e tij e re Olimpiakosi. Siç raportojnë mediat në Greqi, Hasi në grumbullimin e parë me lojtarët, para seancës stërvitore ka mbajtur një mbledhje, në të cilën ka bërë me dije se dy futbollist të skuadrës nuk do të jenë në planet e tij për sezonin e ri.

I pari në listë është sulmuesi kolumbian, Felipe Pardo, ndërsa emri tjetër është argjentinasi Esteban Kambiaso, me këtë të fundit    qe mesa duket karriera e tij është drejt fundit. Kambiaso do t’i jep fund futbolli të luajtur dhe me shumë mundësi mund të emërohet në një detyrë drejtuese në akedimin e klubit të Olimpiakosit, ndërsa alternativë tjetër është rikthimi në Argjentinë për ta mbyllur karrierën te River Plejti.

Leave a Reply