Skuadra turke therë kurban për të mos rënë nga kategoria

Skuadra e Koçaelispor para stërvitjes së djeshme ka vendosur të therrë kurban. Ekipi që militon në ligën e dytë turke nuk fiton prej 8 ndeshjesh radhazi dhe është një pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e 3-të.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Koçaelispor bën me dije se drejtuesit e klubit kanë marrë këtë vendim për të larguar tersin, me qëllim që edhe vitin tjetër të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë në futbollin turk.

“Përgatitjet tona vazhdojnë. Skuadra jonë sakrifikoi një kurban para stërvitjes”, ka shkruar Koçaelispor në “Twitter”.

Leave a Reply