Osijeku falë golit të shqiptarit mundi Trepçën 89’

Osijeku ka shënuar fitore minimale në ndeshjen ndaj kampionëve të Kosovës në futboll, Trepça 89’. Ishte kjo ndeshja e dytë për skuadrën e trajnerit Zekirja Ramadani në kuadër të përgatitjeve që kjo skuadër po i zhvillon në Slloveni, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm dhe të fitores për Trepça 89’ e realizoi reprezentuesi shqiptarë, Eros  Grezda gjatë pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Vlen të ceket se Trepça 89’ gjatë pjesës së parë kishte disa raste shënimi, sidomos me anë të sulmuesit Oto Xhon, por në fund rrjeta e skuadrës kroate mbeti e paprekur.

Mitrovicasit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve më 27 qershor, ndërsa me datë 19 qershor do të mësojnë shortin e Ligës së Kampionëve. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply