Ylli i Maqedonisë, Bardhi: Jam i kënaqur me atë që treguam!

Enis Bardhi ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të përfaqësueses U21 të Maqedonisë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Spanjës. Mesfushori shqiptar luajti një ndeshje të shkëlqyeshme, krijoi shumë raste mirëpo nuk arriti që të realizojë.

“Luajtëm futboll të mirë kundër përfaqësuese si Spanja, e cila është më e mira e botës. Treguam se edhe ne kemi futbollist të mirë, krijuam raste, mirëpo mungonte vetëm finalizimi që të shënojm gol. Pranuam tre gola në pjesën e parë, mirëpo jam i kënaqur me atë që treguam. Unë personalisht kisha shumë raste, mirëpo nuk vuaj për atë që nuk arrita të shënoj, pasi ne luajm sikur skuadër. Kush do qoftë që të shënonte unë do të isha i kënaqur për të. Por edhe të kisha shënuar unë, 5:1 nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh, për shkak se pësuam disfatë si një skuadër. Besoj që fati do të na përcjell në ndeshjet e radhës. Nëse luajm si në pjesën e parë, rezultatet do të vijnë”, është shprehur Enis Bardhi, pas ndeshjes me Spanjën.

Ndeshjen e radhës shpresat e Maqedonisë në Evropianin për të rinjë do ta zhvillojnë kundër Serbisë të martën.

Leave a Reply