Qatip Osmani: Shkëndija e gatshme, të nxjerrim rezultat pozitiv (VIDEO)

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë eliminatore në kuadër të Liga Evropës me Daçian, trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani dha opinionin e tij para gazetarëve.

“Ne në fazën përgatitore sigurisht akcentin e kemi vendosur pikërisht në këto ndeshjet që na presin me Daçian. Gjatë fazës përgatitore kemi zhvilluar tre ndeshje kontrolluese dhe në ato takime jemi munduar të arrijmë formën optimale për këto sfida që na presin. Mendoj se Shkëndija është e gatshme të del nesër në fushë dhe të nxjerim rezultat pozitiv. Ideale do të ishte të luanim në terenin tonë në Tetovë, mirëpo tani nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe jemi të gatshëm për këtë situatë që edhe në Strumicë të ndjehemi si vendas”, u shpreh trajneri i Shkëndijës Osmani.

Takimi Shkëndija-Daçia luhet nesër në stadiumin “Mlladost” të Strumicës me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply