Super Haxhi Krasniqi nokauton gjermanin Boesel dhe i’a rrëmben titujt kampion Bote në IBO dhe WBA

Robin Haxhi Krasniqi ka mundur me nokaut gjermanin Dominic Boesel, duke i rrëmbyer këtij të fundit dy titujt e rëndësishëm në peshën gjysmë të rëndë, atë të kampionit në IBO dhe WBA.

33 vjeçari Krasniqi dominoi meçin që nga fillimi, ndërsa goditjet e njëpasnjëshme dhanë rezultatin e duhur në raundin e tretë, kur gjermani nuk mundi të ju mbijetojë goditjeve të boksierit nga Kosova, i cili bëhet shqiptari i parë si kampion i Botës në boks.

Ndryshe për Krasniqin ishte kjo fitorja e 51 nga gjithsej 57 lufta dhe kuptohet fitorja më e ëmbël në karrierën e tij. Në anën tjetër Boesel pësoi disfatën e dytë në luftën e tij të 32-të pas asaj në vitin 2017-të nga Kara Murat.

Leave a Reply