Vardari mundi minimalisht Makedonija GJ.P

Dy skuadrat shkupjane, Vardari dhe Makedonija GJ.P kanë shfrytëzuar pauzën në kampionatin tonë vendor, për të zhvilluar mes vete një miqësore, e cila në fund u takoi “kuqezinjëve” të Aleksandar Vasoskit.

Vardari shënoi fitore minimale 1:0 falë një goli të shënuar nga Dejan Bllazhevski në minutën e 80-të nga pika e bardhë. Të dy trajnerët në këtë përballje ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve që kishin në disponim, me Vasoskin, i cili për 60 minuta luajti me një formacion të njëjtë, që më pas në 30 minutat e fundit të ju jep rastin plotë 11 futbollistëve të ri.

Kujtojmë ndeshjet e javës së 9-të në ligën e parë rikthehen me 17 tetor, ditën kur Vardari do të mirëpret Shkëndijën në Shkup, ndërkohë një ditë më vonë Makedonija GJ.P si mysafir do të përballet me Borecin.

Leave a Reply