Gjermania regjistron fitoren e parë në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Gjermania falë fitores 2:1 në udhëtim ndaj Ukrainës ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Duheshe të kalojnë 3 xhiro në grupin 4 të Ligës “A”, që skuadra e Joakim Lëv ti gëzohet fitores, pasi në dy ndeshjet paraprake “panciërët” kishin barazuar me rezultatin identik 1:1 ndaj Zvicrës dhe Spanjës.

Ginter hapi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 20-të pas një kombinimi midis qendërmbrojtësve të Bundestimit. Në fillimin e pjesës së dytë Goretcka dyfishoi rezultatin pas një gabimi të madh të portierit Bushan.

Malinovski nga pika e bardhë shënoi golin e vetëm për Ukrainën në minutën e 77-të.

Për Gjermaninë është kjo fitorja e parë në përgjithësi në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Në edicionin e parë ata regjistruan dy barazime dhe dy disfata, ndërsa këtë edicion në dy ndeshjet e para kishin regjistruar gjithashtu dy barazime.

Falë fitores së sontme, Gjermania renditet në pozitën e dytë në grupin 4 të Ligës “A”, me dy pikë më pak se Spanja që ka 7 pikë.

Leave a Reply