Dy mungesat te FC Shkupi për ndeshjen e sotme ndaj Sileksit

Në Çair gjatë ditës së sotme mejdanin do të ndajnë dy ish skuadrat kampione të Maqedonisë, FC Shkupi dhe Sileksi. Këto dy skuadra peshojnë plotë 6 tituj, mirëpo këto u takojnë së kaluarës, pasi situata e tanishme nuk është edhe aq e mirë te këto klube që për momentin ndajnë dy pozitat e fundit në renditje.

Për ndeshjen ndaj Sileksit, trajneri i FC Shkupit Umit Karan do ketë një mungesë shumë të madhe, në krahun e majtë, pasi për shkak të një lëndimi me përfaqësuesen e tij do të mungojë Basilio Ndong. Mirëpo ky nuk është i vetmi shqetësim  i cili është lënduar në paraqitjen me reprezentacionit të tij, ndërsa Viktor Angellov ka ënjtje të këmbës dhe paraqitja e tij është në dyshim.

Në anën tjetër futbollisti i vetëm që do të mungojë te Sileksi do të jetë sulmuesi me pasaportës franceze, Emanuel Mbella, i cili edhe luan si sulmuesi kryesor te skuadra nga Kratova, ende nuk ka mundur të gjejë golin e parë zyrtarë.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Sileksit starton në ora 14:30.

Leave a Reply