Formacioni zyrtarë  i FC Shkupit ndaj Sileksit, Ilijoski mbetet në bankinë

Pas pak në stadiumin e Çairit FC Shkupi do të mirëpret Sileksin në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të, njofton ‘infOSport.mk’. Trajneri Umit Karan ka vendosur që sulmin t’ia besojë 17-vjeçarit Suhel Muharemi, i cili fitoi garën me sulmuesin veteran Bazhe Ilijoski, ndërsa edhe përfundimisht jashtë formacionit mbeti Viktor Angellov.

Përveç Muharemit në repartin ofenziv do të jenë edhe Serzhinjo dhe Serzhinjo dhe Stojkoski, teksa mesfushën do ta përbëjë treshja, Bradj, Broja dhe Bajrami.

Në portë do të jetë sërish Igor Aleksovski, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Zango dhe Ljamçevski në krahë, teksa në qendër të mbrojtjes do të jenë Tipuriç dhe Bilali.

3 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur me rezultatin identik 1:1, përfshirë këtu edhe ndeshjen e fundit të zhvilluar në Çair.

Leave a Reply