Formacioni i mundshëm i Shkëndijës ndaj Daçias (FOTO)

Shkëndija sot me fillim në ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Liga Evropa përballë moldavëve të Daçias. Është ky një rast i mirë që Shkëndija të nis me sukses sërish aventurën e saj evropiane, kësaj rradhe me Qatip Osmanin në krye, njeriun shumë të dëshiruar nga ana  e tifozëve “kuq e zi”.

Osmani u emërua në momentin e duhur, ashtu që ka pasur kohën e mjaftueshme për të formuluar edhe formacionin e skuadrës, me të cilin do i dilte përballë në ndeshjen e sotme, skuadrës së Daçias.

Në portë pritet të jetë i padiskutueshmi, Kostadin Zahov, i cili ishte pjesë e përgatitjeve me ekipin në Slloveni dhe atyre ndeshjeve miqësore që skuadra tetovare i zhvilloi atje. Në mbrojtje nuk duhet të ketë shumë ndryshime, nga sezoni i kaluar, pasi para portierit Zahov do të duhet të renditen Bllagoja Todorovski në të djathtë, Ivan Çelikoviç në të majtë, ndërkohë në qendër Egzon Bejtullai dhe Ardian Cuculi.

Alimi do të duhet të lidh lojën mes mbrojtjes dhe mesfushës, i ndihmuar në këtë pjesë nga Totre, Zhunior dhe Vujçiç, por edhe nga Abdurrahimi, derisa i vetëm në sulm pritet të jetë Besart Ibraimi.

Ferhan Hasani me shumë gjasa ndeshjen do ta fillojë nga bankina, duke pasur parasysh se ngec paksa në përgatitje fizike, shkaku i rastit që i ndodhi me vdekjen e babait të tij, kur dhe mungoi për disa ditë nga faza përgatitore e skuadrës në Slloveni.

Leave a Reply