Sileksi gjen zëvendësuesin e Nedeljkoviç

Drejtuesit e Sileksit shumë shpejt kanë gjetur zëvendësuesin e goleadorit të tyre, Igor Nedeljkoviç. Sulmi i skuadrës nga Kratova sërish do të udhëhiqet nga një sulmues serb, i cili te Sileksi vjen nga skuadra e Sloga Pozega, që garonte në Ligën e tretë të futbollit serb.

Bëhet fjalë për Veljko Plaziniç, një sulmues koruplent dhe realizator shumë të mirë, duke pasur parasysh se në tre edicionet e fundit me fanellën e skuadrës serbe të Sloga Pozega në 85 ndeshje kishte shënuar 33 gola.

Ai për plotë 40 ditë ishte në prova te Sileksi, gjatë së cilave si duket ka bindur strategun shkupjan të skuadrës nga Kratova, Zhikica Tasevski, i cili ka dhënë dritën jeshile për angazhimin e tij.

Plaziniç me Sileksin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa përveç ekipit të Sloga Pozega, ai gjatë karrierës së  tij ka luajtur edhe me skuadrat si Sloboda Çaçak si dhe Polet.

Leave a Reply