Keri rinovon me Golden Stejtin, bëhet basketbollisti më i paguar

Stiven Keri ka rinovuar kontratën me Golden Stejtin për një shifër marramendëse. Ylli i Varriorsave firmosi kontratë 5 vjeçare me kampinët e NBA-së, nga e cila do të ketë rritje të pagës nga 153 milionë deri në 201 milionë dollarë.

Kjo kontratë e bën Kerin basketbollistin më të të paguar në NBA, duke thyer kështu rekordin e Majk Konli-t.

Përveç Kerit, Golden Stejti ka rinovuar edhe me Livingstonin edhe për 3 vjet tjera, ndërsa ditëve në vijim pritët të zgjasë kontratën edhe Kevin Djurant.

Leave a Reply