Lov: Edhe pse me ekip të ri, e dëshirojmë fitoren!

Sonte do të luhet finalja e Kupës së Konfederatave ndërmjet Gjermanisë dhe Kilit. Para sfidës, favoritë në letër shihet Gjermania, ndërsa trajneri i Joakim Lov ka folur para gazetarëve për ndeshjen finale.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Edhe pse kemi në përbërje një ekip të ri në moshë, ndaj Meksikës treguam se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Në fazën e grupeve Kili na vendosi në vështirësi dhe në atë sfidë ne u kënaqëm me një barazim por tashmë duam fitoren sepse barazimi nuk na mjafton. Duhet të bëjmë një paraqitje më të mirë se ajo e ndeshjes së parë nëse realisht dëshirojmë të fitojmë ndaj tyre”, është shprehur trajneri Lov.

Leave a Reply