Çalhanoglu vishet “kuqezi”!

Hakan Çalhanoglu është drejt arritjes së marrëveshjes me Milanin. Një gjë të tillë pohon “Sky Sport”, që raporton se mes Milanit dhe Leverkuzenit është fiksuar edhe çmimi i blerjes së mesfushorit.

Bëhet fjalë për një shifër prej 20-21 milionë euro dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar, sa që gjithçka mund të mbyllet deri ditën e hënë.

Momentalisht palët janë ndalur dhe po bisedojnë në lidhje me bonuset, pasi Leverkuzeni i ka ulur pretendimet për kartonin, pasi në fillim kërkoi 30 milionë euro.

Bisedimet janë në rrugën e duhur, me mesfushorin që mund të jetë afrimi i gjashtë i Milanit, pas Fabio Borinit, Mateo Musakios, Rikardo Rodrigez, Frank Kesie dhe Andre Silvas.

Leave a Reply