Stan Vavrinka eliminohet që në start të Uimbeldonit

Turneu i Uimbeldonit ka nisur me surpriza, ku në raundin e parë është eliminuar Stan Vavrinka, i cili u mposht nga rusi Danil Medvedev me rezultat 3:1 në setet 6:4, 3:6, 6:4 dhe 6:1.

Probleme nuk kishte për numrin 1 të botës së Tenisit Endi Marrej, i cili e filloi mirë mbrojtjen e titullin në këtë turne, duke fituar në raundin e parë tenistin nga Kazakistani Aleksander Bublik me rezultat 3:0.

Në raundin e parë të turneut londinez shkëlqeu edhe Rafael Nadal. Numri 4 i turneut ishte më mirë se australiani Xhohn Millman, duke e fituar këtë të fundit me 3-0 me sete 6-1 6-3 6-2.

Te femrat e nisi me këmbën e mbarë Uimbeldon-in, favoritja numër 2 rumunja Simona Halep e cila kaloi në 2 sete, tenisten nga Zelanda e Re, Marina Erakoviç. Biletë për në ruandin e 2-të siguroi edhe 5-herë fituesja e Uimbeldon, amerikanja Venus Villiams e cila theu në 2 sete belgen Mertens.

Leave a Reply