Zyrtare: Çalhanolu i Milanit! (VIDEO)

Gjigandët e Italisë, Milani edhe zyrtarisht kanë firmosur me mesfushorin turk Hakan Çalhanolu. Palët kanë arritur marrëveshjen deri në verën e vitit 2021. Çalhanolu bëhet futbollisti i gjashtë që firmosë këtë verë me Milanin, pasi paraprakisht pjesë e “kuqezinjëve nga Milano” u bënë Borini, Kesi, Musakio, Rodrigez dhe Silva.

“Dua të faleminderoj Milanin. Dua ti shpërblej drejtuesit për besimin e dhënë. Katër muajt e fundit kanë qenë të vështira për mua për shkak të skualifikimit, ndërsa tani jam i etur për të luajtur edhe për të treguar atë se çfarë mund të bëjë. Faleminderit për mundësinë për të luajtur në San Siro. Milani është një klub i madh me një histori të madh. Unë dua të kontribojë që që ta rrikthejmë atë në krye”, është shprehur Çalhanolu, pas prezantimit.

Hakan Calhanoglu is officially a Red&Black! 🔴⚫👉🏻 bit.ly/CalhanogluOfficialStatementHakan Calhanoglu è ufficialmente un giocatore del Milan! 🔴⚫ 👉🏻 bit.ly/ComunicatoCalhanoglu#welcomeCalhanoglu

Публикувахте от A.C. Milan в 3 юли 2017 г.

Leave a Reply