Gafa me himnin shqiptarë “gjelave” do ju kushtojë 100 mijë euro

Gafa me himnin shqiptar, pritet t’i kushtojë shtrenjtë Federatës Franceze të Futbollit.

Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” bën me dije se ngjarja nuk është pritur mirë nga UEFA, e cila ka hapur një procedim disiplinor për “gjelat”.

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik me 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që nuk është çudi të ketë edhe pezullim të fushës.

Kujtojmë që ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, në vend të himnit shqiptarë, u ekzekutua ai i Andorrës.

Leave a Reply