Shqiptari Zguro shënon një super gol në futbollin amerikan, shënon direkt nga rivënia e këndit (VIDEO)

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë me paraqitjet e mira thuajse në gjitha kampionatet ku na prezantojnë, shkruan “infOSport.mk”.

Është Vangjel Zguro, ai i cili ka shënuar një ndër golat e tij më të bukur në karrierë, teksa sot shënoi direkt nga rivënia e këndit njërin prej golave të skuadrës së tij Chattanooga, që garon në USL League One në SHBA.

Zguro shënoi golin e parë të takimit që në minutën e 3-të, mirëpo në fund skuadra e tij pësoi disfatë 4:3 në transfertën ndaj Lansing, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26-të kampionale.

Goal by Vangjel Zguro

Did he mean it? 🤔You be the judge 👇#WeAreOne | #LANvCHT

Публикувахте от USL League One в Събота, 14 септември 2019 г.

Ndryshe ishte ky goli i parë në 23 ndeshje kampionale për futbollistin 26-vjeçar me origjinë nga Pogradeci, i cili festoi me shqiponjë. Ai skuadrës amerikane të Chattanooga iu bashkua në fillim të këtij viti, transmeton “infOSport.mk”.

Zguro te Chattanooga Red Wolves u transferua nga rradhët e Kukësit, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin shqiptarë kishte veshur edhe fanellat e skuadrave si KF Pogradeci, KF Korabi, KF Luftëtari dhe KF Kamza.

Leave a Reply