Fansi 6 vjeçar i skuadrës së njohur angleze të Sanderlendit, Bradley Loëery, gjendja e të cilit ka prekur gjithë botën, vdiq pasi vuante nga një sëmundje një kohë më të gjatë.
Tifozi i Sanderlendit ishte i diagnistifikuar me neuroblastomë, një lloj i kancerit të cilin e kishte që kur ishte 18 muajsh.
Bradley vazhdoi të jetë si një lloj ikone e klubit anglez dhe u bë shok me sulmuesin e tij të preferuar, Xhermejn Defo, i cili nuk ka mundur dot ta përballojë vdekjen e mikut të tij të ri, për vdekjen e të cilit kishte lajmëruar babai i vogëlushit përmes një postimi në rrjetet sociale: “Djali im ka shkuar me engjëjt sot. Ai ishte superheroi ynë i vogël dhe provoi ta vras sëmundjen e tij, por ai është i nevojshëm në botën tjetër. Nuk kam fjalë për ta përshkruar se si më është lënduar zemra”.