Shkupi shënoi fitore në ndeshjen e parë kontrolluese

FC Shkupi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kontrolluese, duke mundur ekipin e të rinjëve, që pritet të jenë e ardhmja e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi.

Ekipi i FC Shkupit shënoi fitore të thellë me rezultat 6:1,  ndërsa vlen të theksohet se të gjithë golat u realizuan gjatë 45 minutave të dyta.

Trajneri Ardian Nuhiu ndeshjen e filloi me një ekip të kombinuar, duke ju dhënë shansin futbollistëve të rinj dhe atyre që sapo janë afruar në skuadër.

Figurë qendrore të këtë ndeshje te FC Shkupi ishte Ermedin Adem, i cili realizoi “hat-trik”, derisa nga një gol realizuan Muharem Bajrami, Shqiprim Taipi dhe Bunjamin Shabani.

Golin e vetëm për ekipin e të rinjëve të FC Shkupit e realizoi Bujar Ilazi, ndërsa vlen të përmendet se në disa raste para portës së ekipit të parë të rrezikshëm u shfaqën edhe Suhejl Muharemi dhe Musli Lika.

Ndeshjen e dytë kontrolluese, FC Shkupi do ta zhvillojë me datë 19 korrik në transfertën ndaj Skopjes në stadiumin e “Hekuranës” me fillim në ora 18:00.

 

FC Shkupi – FC Shkupi (të rinjtë) 6:1
E. Adem (3 gola), M.Bajrami, Sh.Taipi, B.Shabani – B. Iljazi
FC Shkupi: Suat Zendeli (Burhan Mustafa), Fisnik Zuka, Besart Krivanjeva. Besir Ramadani (Sedat Berisha), Edis Maliqi, Shqiprim Taipi, Xhavit Bushi (Muharem Bajrami), Shpend Asani (Bunjamin Shabani), Husein Demiri (Ermedin Adem), Fatih Ismaili (Emmanuel Mbella).
FC Shkupi (të rinjtë): Ruzhdi Ameti (Nuhi Jonuzi), Muhamed Ademi (Almir Amati), Jusuf Aliu (Fahrudin Xhengiç), Sejdiamet Zendeli (Erblin Daci), Kushtrim Kurti (Berkan Agushevski), Sumer Hasan (Hasib Ibraimi), Suhejl Muharemi (Bujar Ilazi), Lavdrim Salihasi (Ruzhdi Curri), Musli Lika (Nuredin Iseni), Besnik Ferati (Agan Ziberi), Erkan Asani (Orhan Miftari) (Shenoll Jashari), (Sefer Limani)

Leave a Reply