Milani edhe zyrtarisht prezantoi Bonuçin

Leonardo Bonuçi edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Milanit, pasi vendosi të largohet nga Juventusi dhe të vazhdojë karrierën te skuadra nga Milano.

“Rossonerët” sot e prezantuan 30-vjeçarin, i cili me “kuqezinjtë” nënshkruajti kontratë deri me 30 qershor të vitit 2022.

Shuma e transferimit të reprezentuesit “axurr”,  kap shifrën prej 42 milion euro.

Ai është një futbollist me një bagazh të madh ndërkombëtarë. Mendoj se ai bashkë me Serhio Ramos janë dy mbrojtësit më të mirë në botë. Të jem trajner i tij është një ëndërr për mua” – tha trajneri i Milanit, Vinçenco Montella.

Sipas mediave në Itali, Bonuçi do të jetë futbollisti më i paguar në “Serie A”. Ai si qendërmbrojtës do të marrë një pagë vjetore prej rreth 8 milion euro.

Leave a Reply