Baka arrinë marrëveshje me Marsejën

Sulmuesi i Milanit, Karlos Baka ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze të Olimpikut të Marsejës për kushtet personale, informojnë mediat nga Franca.

Sulmuesi kolumbian te skuadra nga Velodrome do të përfitonte 3.5 milion euro në vit, mirëpo që ky transferim të bëhet realitet do të duhet edhe përgjigjja përfundimtare nga ana e klubit të tij aktual, Milanit.

Drejtuesit e skuadrës së Olimpikut të Marsejës, dëshirojnë të marrin në huazim Bakan, mirëpo me një gjë të tillë nuk pajtohen ata të Milanit, të cilët kërkojnë shitjen e futbollistit të tyre.

Brenda dy sezoneve të kaluara në “San Siro”, Karlos Baka në 77 ndeshje ka realizuar 34 gola.

 

Leave a Reply