Super goli i Despotovskit ndaj Sileksit (VIDEO)

Gostivari të shtunën para tifozëve të vetë pësoi disfatë minimale 1:2 nga skuadra e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Sileksi.

Ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese për skuadrën e Gostivarit në prag të sezonit të ri futbollistik të Ligën e Dytë – Perëndim, ku shumë pak mungonte që të merrte një rezultat pozitiv.

Ata madje avansuan të parët me super golin e përforcimit të kësaj vere, Filip Despotovski, i cili shënoi gjuajtja e lirë, mirëpo Sileksi në vazhdim të takimit u tregua skuadër më kompakte dhe më mirë e organizuar, ku si rezultat fillimisht gjatë pjesës së parë barazoi shifrat në 1:1 falë golit të Bllagojeviç, derisa golin e fitores për skuadrën nga Kratova në pjesën e dytë e realizoi Djordjeviç.

Filip Despotovski ⚽️ GOAL 🚀#KfGostivari 💪

Публикувахте от KF Gostivari в 22 юли 2017 г.

Leave a Reply