Pas largimit të Xhon Teri, Çelzi zgjedh kapitenin e ri të skuadrës

Mbrojtësi Gari Kehill do të mbajë shiritin e kapitenit te Çelzi gjatë sezonit të ri. Viteve të fundit shiritin mbante Xhon Teri, i cili këtë verë vendosi të largohet nga “Stemford Brixh” në drejtim të Aston Villas.

“Mendoj se ky është vendim i drejtë për kapitenin e ri të skuadrës. Gari Kehill do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjet që do ti zhvillojë skuadra jonë. Ai pjesë e skuadrës është shumë vite, ka zhvilluar shumë ndeshje dhe është një ndër liderët e skuadrës” – komentoi këtë vendim trajneri i skuadrës kampione të Anglisë, Antonio Konte.

Leave a Reply