Alioski shënon golin e parë me fanellën e Lids Junajted (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, Ezgjan Alioski në ndeshjen e tij të tretë realizoi golin e parë me fanellën e Lids Junajtedit, duke shënuar në disfatën 2:4 ndaj skuadrës spanjolle të Eibar.

Alioski u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, kur Eibar avansonte me rezultatin 3:0, ndërsa futbollisti shqiptarë shënoi golin e dytë për Lidsin në minutën e 73-të, teksa 10 minuta më parë Vud kishte realizuar golin e parë për skuadrën angleze, e cila përgatitjet në Austri i mbylli me dy fitore, një barazim dhe një disfatë.

Alioski një paraqitje të mirë pati edhe në ndeshjen e 20 korrikut ndaj Borusia Menhengladbahut, ndaj së cilës skuadër Lids Junajtedi barazoi me rezultatin 1:1.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje te Lids Junajtedi në minutën e 67-të, në lojë u inkuadrua edhe Ekuban, ish futbollisti i Partizanit të Tiranës.

 

Leave a Reply