Përforcimi i rradhës i Juves po kalon testet mjekësore

Përforcimi i rradhës i Juventusit në këtë afat kalimtarë të verës, Federiko Bernaredski, ka arritur në Torino, ku po kalon kontrollimet mjekësore. Nëse mjekët japin dritën jeshile, ai edhe zyrtarisht do të jetë futbollisti i rradhës që i bashkohet skuadrë kampione në fuqi të Italisë.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat italiane, Juve do ti paguajë Fiorentinës plotë 40 milion euro.

Bernardeski me Juventusin pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë nga 4 milion euro në vit.

Përveç kësaj ai do të veshë fanellën me numrin 10-të. Futbollisti i talentuar 23-vjeças pas vetes me skuadrën e Fitorentinës lë 93 paraqitje dhe 23 gola të shënuar.

Para qendrës mjekësore të “biankonerëve”, Bernardeski u mirëprit nga një numër i madh tifozësh.

Leave a Reply