E bujshme, “Milani i ri” kërkon të transferojë Milot Rashicën

“Milani i ri” kërkon të transferojë një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë, Milot Rashicën, i cili aktualisht luan në kampionatin holandez me skuadrën e Viteses.

Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb”, drejtuesit e”kuqezinjëve” janë të gatshëm të ofrojnë 8 milionë euro për Rashicën i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritur.

Kuqezinjtë vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj me perspektivë në përbërjen e tyre, duke menduar për të ardhmen dhe Rashica është mes profileve që po monitorojnë.

Anësori i përfaqësueses së Kosovës prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin holandez me Vitessen, ndërsa përveç Milanit, ndër skuadrat italiane që kanë shfaqur interesim për shërbimet e Rashicës janë edhe Napoli dhe Udineze.

Leave a Reply