Fatih Ismaili mendon për fitoren e Shkupit ndaj Gostivarit

Shkupi dhe Gostivari sot në Mavrovë zhvilluan një miqësore luksi në kuadër të përgatitjeve para sezonale. Skuadra nga elita e  futbollit vendor doli të jetë fituese e kësaj përballje, edhe atë falë një goli të shënuar nga ana e futbollistit të talentuar, Fatih Ismaili.

Futbollisti shkupjan golin e vetëm në këtë përballje e realizoi gjatë pjesës së dytë, kur mjaft mirë u shërbye në zonën kundërshtare, ku në manirin e golashënuesve të mëdhenj, duke plasuar topin arriti që të mposht portierin kundërshtarë.

Për Shkupin ishte kjo ndeshja e dytë që po e zhvillon në Mavrovë, pas asaj ndaj Renovës (0:1), dhe fitorja e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese. Në anën tjetër për Gostivarin ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke pasur parasysh se kjo skuadër më parë humbi nga Renova (5:2) dhe Sileksi (2:1).

Ndeshjen e rradhës Shkupi do ta zhvillojë me 30 korrik ndaj Flamurtarit të Prishtinës.

Leave a Reply