Interi prezantoi Vesinon (VIDEO)

Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka prezantuar përforcimin më të fundit, Matias Vesino. Uruguaiani nënshkroi kontratë 4-vjeçare me klubin “zikaltër”. Mesfushori 25-vjeçar në “Xhuzepe Meaca” arriti nga Fiorentin për një shumë prej 24 milion euro.

Sezonin e fundit me fanellën e skuadrës nga “Artemio Franki”, Vesino luajti në 31 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Vesino i cili ka 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Uruguait, është përforcimi i dytë i Interit këtë verë që vjen nga rradhët e Fiorentinës, pas mesfushorit spanjoll, Borha Valero.

Leave a Reply