Mundja shqiptare në majat botërore, Prizreni renditet në vendin e pestë

Prej disa ditësh në Tampere të Finlandës po zhvillohet Kampionati Botëror i Mundjes për të rinj në stilin e lirë.

Pjesë e këtij kampionati ka qenë dhe mundësi shqiptarë, Eriglent Prizreni, i cili ka arritur një rezultat historik, duke u rënditur i pesti në botë për të rinjtë.

Pas tre fitoreve radhazi, Prizreni u ndal nga mundësi iranian, me të cilin ishte në garë për medaljen e bonzit, që në fund i takoi iranianit.

Nesër, një tjetër mundës shqiptar, Paris Karepi do zhvillojë ndeshjen e radhës, këtë herë për peshën 120 kilogram. Edhe Karepi kërkon të arrijë rezultate të larta, ashtu sikurse Prizreni.

Leave a Reply