Milani pas blerjve të shumta, tash fillon të nxjerrë futbollistë në shitje

Milani edhe zyrtarisht ka vendosur tre futbollistë në listën e transferimeve, tek të cilët nuk do të llogaritë në sezonin e ri futbollistik. Bëhet fjalë për Karlos Bakan, Hose Sosan dhe Gabriel Paletan.

Që të tre nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik, madje ishin larguar edhe nga stërvitjet e “rossonerëve”.

Si duket nga klubi milanez janë të vendosur që të ndahen me ta sa më shpejt që është e mundur.

Për sulmuesin Baka, interes ka shfaqur Olimpiku i Marsejës, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë të marrin kolumbianin në formë huazimi, teksa milanezët dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e tij.

Marrëveshja e Paletas skadon gjatë vitit 2018 dhe për momentin atij nuk i është ofruar ndonjë kontratë e re. Ai ndodhet shumë pranë transferimit te Torino.

Sosa te Milani erdhi para një viti, mirëpo pasi nuk bindi me paraqitjet e tij, Milani dëshiron të ndahet sa më shpejt. Interesim për të kishte nga Turqia, mirëpo ka qenë vetë futbollisti që ka refuzuar një rikthim të tillë. Së fundmi po përflitet për një interesim të Boka Xhuniors, që dëshiron shërbimet e tij.

Leave a Reply