Koha për futboll, fundjava na sjellë sezonin e ri futbollistik në LPFM

Të shtunën edhe zyrtarisht starton sezoni i ri në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Si zakonisht në të njëjtën dit viteve të fundit në program janë dy derbit mes skuadrave nga i njëjti qytet dhe që njëkohësisht ndajnë stadiumin e njëjtë.

Derisa në Tetovë do të zhvillohet derbi i madh midis Shkëndijës dhe Vardarit, në të njëjtën kohë në arenën “Filipi i Dytë”, mejdanin do të ndajnë Rabotniçki dhe Renova. Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe tre ndeshjet tjera të së dielës.

FC Shkupi sezonin e ri e nis me transfertën në Kratovë përballë Sileksit, Pobeda do të mirëpret Bellasicën e rikthyer në mesin e më të mirëve, teksa Akademia Pandev do të luaj me Makedonija Gjorçe Petrovin, një skuadër tjetër kjo që sërish u rikthye në elitën e futbollit vendor.

LPFM – Sezoni 2018/2019
Xhiroja e parë
Rabotniçki 11.08. 17:00 Renova
Shkëndija 11.08. 17:00 Vardari
A. Pandev 12.08. 17:00 Makedonija Gj.P
Pobeda 12.08. 17:00 Bellasica
Sileksi 12.08. 17:00 Shkupi

 

Leave a Reply